Ridalo.alRidalo

Rreth nesh

Makinat me qera
në një vend të vetëm

Ridalo.al është marketplace ku bizneset shqiptare të qiradhënies publikojnë automjetet e tyre dhe klientët i krahasojnë e i rezervojnë online - pa telefonata, pa çmime që ndryshojnë sipas orës.

8%
Parapagim online
92%
Paguhet te biznesi
2 ditë
Para hapjes së kontakteve
5
Kategori automjetesh

Pse ekzistojmë

Tregu funksiononte, thjesht jo online

Shqipëria ka qindra biznese që japin makina me qera dhe një sezon turistik që rritet çdo vit. Ajo që mungonte nuk ishin automjetet, por një vend ku klienti dhe biznesi të shihnin të njëjtat kushte përpara se të merreshin vesh.

Klienti nuk kishte ku të krahasonte

Çmimet ndodheshin të shpërndara nëpër faqe Facebook-u dhe numra telefoni. Për të gjetur një ofertë të mirë duheshin dhjetëra mesazhe.

Biznesi humbte rezervime

Kalendari mbahej me mend ose në fletore. Dy klientë për të njëjtën makinë në të njëjtën datë ishte problem i zakonshëm.

Askush nuk dinte me kë po fliste

Nuk kishte asnjë mënyrë për të dalluar një agjenci reale nga një profil i hapur javën e kaluar.

Si funksionon

I njëjti proces, i parë nga të dyja anët.

Për klientët

  1. 1
    Kërko dhe filtro

    Zgjidh datat dhe filtro sipas kategorisë, çmimit dhe opsioneve. Shfaqen vetëm automjetet e lira për ato ditë.

  2. 2
    Rezervo me 8%

    Paguan online vetëm 8% të shumës totale për të fiksuar rezervimin. Pjesa tjetër paguhet direkt te biznesi.

  3. 3
    Merr konfirmimin

    Konfirmimi vjen automatikisht me email, me të gjitha detajet e automjetit dhe të rezervimit.

  4. 4
    Kontakto biznesin

    Dy ditë para datës së marrjes, kontaktet hapen për të dyja palët që të merreni vesh për dorëzimin.

Për bizneset

  1. 1
    Regjistro biznesin

    Hap llogarinë si biznes ose pronar automjetesh me të dhënat bazë të veprimtarisë sate.

  2. 2
    Kalo verifikimin

    Ngarko foton e kartës së identitetit. Ekipi ynë e shqyrton dhe e miraton llogarinë përpara se automjetet të bëhen publike.

  3. 3
    Publiko automjetet

    Shto makinat me foto, çmim ditor, kategori dhe, nëse dëshiron, një depozitë garancie. I modifikon ose i heq kur të duash.

  4. 4
    Menaxho nga paneli

    Rezervimet, statistikat dhe automjetet janë të gjitha në një dashboard të vetëm, i aksesueshëm edhe nga telefoni.

Rregullat që i mban platforma

Jo premtime marketingu - kështu është ndërtuar sistemi.

Çdo biznes verifikohet

Asnjë automjet nuk shfaqet publikisht para se llogaria e biznesit të kalojë verifikimin me dokument identiteti.

Kontaktet mbrohen

Numrat e telefonit shfaqen vetëm dy ditë para rezervimit - as klienti, as biznesi nuk merr mesazhe të padëshiruara.

Pagesa e ndarë qartë

Online paguhet vetëm parapagimi prej 8%. Shuma e mbetur i takon biznesit dhe paguhet në momentin e marrjes.

Biznesi vendos rregullat

Çmimi, disponueshmëria dhe depozita e garancisë përcaktohen nga vetë biznesi, jo nga platforma.

Nga makina ekonomike te ajo për dasmë

Automjetet ndahen në kategori që i njeh menjëherë, që të mos shfletosh njëqind lista për të gjetur atë që të duhet vërtet. Filtrimi punon mbi datat reale të disponueshmërisë.

E gjitha funksionon njësoj në telefon dhe në kompjuter.
EkonomikeSedanSUV / ForistradëFamiljareLuksoze

Fillo që sot

Rezervo automjetin për udhëtimin tënd, ose sill biznesin tënd në platformë dhe fillo të marrësh rezervime online.